Shuhet “mbreti” i pornos/ Larry Flynt ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare (FOTO)

11/02/2021 14:14

Manjati amerikan i pornos, Larry Flynt, i njohur si botuesi i revistës Hustler, u nda nga jeta në Los Angeles të mërkurën në moshën 78 vjec.

Ai u nda nga jeta në gjumë, në qendrën mjekësore Cedars Sinai, me bashkëshorten dhe vajzën e tij pranë – tha një zëdhënëse e tij.  Flynt – thuhej në deklaratë – ishte shtruar në spital pas shfaqjes së një sëmundjeje të papritur, pa specifikuar se cila ishte ajo. Disa media amerikane, kanë raportuar se Flynt vdiq pas një sëmundjeje në zemër.

I vetëquajtur “Një shitës pisllëqesh me zemër”, Flynt u ngrit nga varfëria për të menaxhuar një perandori të tërë argëtimi për të rritur. Ai botoi numrin e parë të revistës Hustler, rivale e PlayBoy, në 1974. Shitjet arritën në qiell një vit më vonë kur në kopertinë u shfaq një foto nudo e ish zonjës së parë Jacqueline Kennedy Onassis, që bënte banjo dielli kur ishte me pushime dhe Flynt rrumbullakosi në këtë kohë milionëshin e parë të tij. Perandoria e tij u rrit duke përfshirë dhjetëra tituj revistash, site pornoje në internet, klube dhe një kazino afër Los Angeles.

Në 1978, Flynt u paralizua nga mesi e poshtë pasi  u qëllua nga një supremacist i bardhë, i zemëruar nga fotot seksuale ndër raciale që shfaqeshin në Hustler. Kjo e coi në një varësi ndaj qetësuesve me kalimin e viteve. Perandoria e Flynt llogaritet se vlen nga 100 milionë dollarë deri në 500 milionë. Në 1984, ai ishte për pak kohë edhe pretendent për nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale, por u tërhoq pas alarmi se ai do të përfshinte klipe nga Hustler në reklamat e tij elektorale. Ai madje kërkoi edhe postin e guvernatorit të Kalifornisë, por zgjodhi më pas të largohej nga politika.  Sidoqoftë në 2017, ai ofroi 10 milionë dollarë për informacione që do të ndihmonin në rrëzimin e Donald Trump nga posti, me një faqe të tërë reklamë në The Washington Post.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA