Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha ka qenë lajmi kryesore i ditës. Ajo është arrestuar sot pas hetimeve të kryera nga SPAK.
Ajo ishte kthyer në simbolin e hapjes së dyerve për të burgosurit me dënime të rënda ose të përjetshme ku liroi emra të njohur të botës së krimit.
Kjo është edhe tema e diskutmit në Open në Top Channel. Gazetari Dritan Hila tha se ky operacion tregon se SPAK funksionon, diçka që u kundërshtua nga Bushati.
Pjesë nga debati:
Hila: Lajmi i mirë që SPAK po funksionon. SPAK tani është plotësuar.
Bushati: Janë zgjedhur servilat e sistemit. Kemi zgjedhur plepat e dytë, se plepat e parë i kishte Berisha.
Hila: Atyre duhet tu japin një shans. Ata kanë në një presion të katërfishtë. Janë nën presonin e ndërkombëtarëve dhe 3 partive.
Bushati: Po arrestimet e personave të vdekur.
Hila: Tu japim një mundësi. 10 vetë janë.
Bushati: Se kam me personat e ka me sistemit. Shikoni në çfarë gjendjeje kanë shkuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.
Top Channel