Shkodra, më e goditura nga Covid/ Prej nisjes së pandemisë, 113 persona humbën jetën
10/02/2021 15:21
Shkodra është një prej 3 qarqeve më të goditura në Shqipëri nga koronavirusi, sa i përket numrit të lartë të fataliteteve.
Njësitë e kujdesit shëndetësor në 5 bashkitë e këtij qarku raportojnë se rreth 113 persona ndërruan jetë nga fillimi i pandemisë deri më sot, si pasojë e infektimit me Covid, një pjesë me sëmundje shoqëruese.
Edhe epidemiologët e pranojnë se pasojat e infektimit kanë qenë të rënda.
Duke iu referuar shifrave nga gjendja civile, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë se numri i vdekjeve si pasojë e Covid 19, vetëm në bashkinë e saj është disa herë më i lartë se sa raporti i prefekturës.
Aktualisht në të gjithë qarkun e Shkodrës, numri i personave të infektuar është mbi 713.
Top Channel