“Ikëm nga LSI, na tradhtoi”/ 120 anëtarë të LSI-së në lagjen Kombinat, kalojnë me Partinë Socialiste

10/02/2021 15:32

Albert  Musollari është një ndër 120 anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim  në zonën e Kombinatit, i cili ka vendosur  të  largohet nga kjo parti për të shkuar drejt Partisë Socialiste.

Kam qenë anëtar nga viti 2013  me LSI. Kur  lëvizja Socialiste për Integrim  mori vendim te njëanshëm jo te bazës për tu bashkuar me PD atëherë vendosem te largoheshim nga LSI. Jemi 12 kryetarë organizatash  dhe  afërsisht 120 anëtarë”, thotë ish-anëtari i LSI-së, Muhamed Limani.

Bashkimi jo natyral  mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike  dhe vendimi për të dalë bashkë ne zgjedhje  është shkaku kryesor i zhgënjimit të anëtarëve  të LSI-së.

Dorina Dervishi ish anëtare e LSI- thotë: “Kam ndenjur 10 vite në LSI por u  zhgënjeva  sepse e pashë se aty me tepër ishte parti familjare.  Unë jam e majtë por në momentin kur LSI u bashkua me PD-në, unë nuk mundem dot më, asnjëherë s’kam qenë me PD. Ky ishte zhgënjimi me i madh kur PD u bashkua me LSI”.

Albert Musollari ish-anëtar i LSI shton: “Ne ikëm nga LSI sepse na tradhtoi. Na tradhtoi  sepse si parti e majtë qe na gënjeu ne fillim ajo shkoj djathtas. Nuk mund te vete unë me Fatmir Mediun Gërdecit apo Lulin e 21 janarit.  I bëj thirrje dhe të gjithë simpatizantëve te LSI-së që janë socialistë të afrohen pranë Partisë Socialiste dhe te votojnë kandidatët e saj”.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ka folur  për një projekt  për ta çuar  për skrap LSI. Pjesë të  këtij skenarit ai bëri edhe kryedemokratin  Basha, i cili sipas tij e tradhtoi këtë plan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA