Avokati shfaqet në ‘Zoom’ si “një mace” gjatë seancës gjyqësore (Video)

10/02/2021 10:49

Avokati, pa dashje i vendosi vetes flitrin e një koteleje në mbledhjen e rëndësishme online në aplikacionin ‘Zoom’.

Nuk di si ta heq, kam këtu sekretaren që po përpiqet ta rregullojë“, tha avokati Rod Ponton ndërsa goja dhe sytë e maces lëviznin kur ai fliste apo lëvizte.

Mbledhja e gjykatës së rrethit në Teksas nisi me humor, ndërsa avokati përpiqej të rregullonte “problemin”.

Prokurori  Rod Ponton u shfaq i padurueshëm dhe në ankth ndërsa tha: “A jeni aty avokat?”

Avokati përpiqej të vërtetonte që “nuk ishte një mace”: “Unë jam këtu drejtpërdrejt, nuk jam një mace“.

Më vonë, gjykatësi Roy Ferguson shkroi në Twitter: “Këshilla e rëndësishme për Zoom: Nëse një fëmijë ka përdorur kompjuterin tuaj, para se të bashkoheni me një takim virtual kontrolloni opsionet e videos për t’u siguruar që filtrat janë të fikur. Kjo kotele sapo bëri një njoftim zyrtar për një rast“.

Ponton tha: “Oh, ky ishte thjesht një gabim nga sekretarja ime. Isha duke përdorur kompjuterin e saj dhe ajo e kishte lënë atë filtër hapur”.

Top Channel