“Mundësia e fundit për Iranin”/ Sërish tensione mes palëve, Trump paralajmëron Teheranin, sulm në Hormuz Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim avancon përpjekjet për të ndaluar nga kandidimi persona me të shkuar kriminale.
Nëse deri më tani shefja e diplomacisë amerikane thjesht ka çuar mesazhe për nevojën që kryetarët e partive të mbajnë larg çunat problametik, përmes Tëitter, Yuri Kim nisi të flasë me emra konkret.
Në shënjestrën e selisë diplomatike të rrugës së Elbasanit është vendosur Tom Doshi ish deputet i PS tani kryetar i Partisë Social Demokrate. Ambasadorja amerikane përmes Twitter thotë se “ Ndërsa autoritetet zgjedhore shqiptare përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq”.
Këtë mesazh ambasadorja Yuri Kim e shoqëron me vendimin e 16 Prillit 2018 kur sekretarit amerikan i shtetit publikisht I ndaloi Tom Doshit hyrjen në SHBA me motivacioni si i përfshirë në mënyrë sinjifikative në korrupsion.
Mesazhi i ambasadores Kim, vjen vetëm pak ditë nga skadimi afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ dhe është një sinjal i qartë se Tom Doshi duhet të qëndroj larg procesit zgjedhor dhe kandidimit. Departamenti i shtetit në mënyrë të pazakonte publikoi vendimin per ti penguar hyrjen ne shba deputetit Tom Doshi dhe familjareve te tij, ndërsa më herët këtë e kishte bërë për ish-kryeprokurorin Adriatik llalla.
Top Channel