Vajza e Kobe Bryant nis karrierën në modeling, çfarë mendon nëna e saj

09/02/2021 09:51

Natalia Bryant nënshkroi kontratën me një kompani të madhe modelingu dhe nëna e saj krenare duket shumë krenare për të bijën.

Nëna e Natalias ribotoi njoftimin së bashku me një foto artistike bardh e zi të adoleshentes.

18-vjeçarja është gati të jetë në qendër të vëmendjes si modele. Vajza e të ndjerit Kobe Bryant i është bashkuar kompanisë IMG Models, dhe nëna e saj Vanessa Bryant, ndau lajmin e gëzuar në faqen e saj në Instagram. Në një ‘repost’ nga agjencia, 38-vjeçarja,  tregoi një foto bardh e zi dhe e shoqëroi me mesazhin e ëmbël.

Ndjekësit e Vanesës e kanë pëlqyer këtë njoftim dhe janë gati ta ndjekin Natalian në këtë rrugëtim. “Urime bukuroshe Natalia! Sa emocionuese”,” shkroi një ndjekës ndërsa një tjetër thoshte, “Një lajm i mrekullueshëm!! Urime vogëlushe, mezi po presim të shohim se çfarë të pret përpara“.

Modelet e famshme si Cindy Crawford dhe Gigi Hadid gjithashtu komentuan.

Urime!” ishte komenti i Cindyt ndërsa Gigi shkruante, “PO“. Vetë Natalia gjithashtu iu përgjigj postimit të dashur të mamasë së saj. “Të dua @vanessabryant“, shkroi ajo.

Para se Natalia të festonte fillimin e saj të modelimit, ajo festoi 18 vjetorin.

Vanessa gjithashtu ndau një mesazh emocional për ditëlindjen e vajzës në faqen e saj. “Mami dhe babi janë aq krenarë për zonjën që ju jeni“, shkroi ajo. “Ke shfaqur kaq shumë forcë gjatë gjithë vitit më të vështirë të jetës sonë. Faleminderit që je e mirë, e sjellshme në gjithçka që bën. Nuk e ke idenë sa e lumtur dhe krenare është mami dhe babi që je vajza jonë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel