SHBA i tregon forcën Rusisë/ Vendos katër bombardues B-1 në Norvegji

09/02/2021 12:19

Forcat ajrore amerikane po dislokojnë bombarduesit B-1 në Norvegji, për të parën herë, në një mesazh që i dërgon një sinjal të qartë Moskës se ushtria amerikane do të veprojë në rajonin e rëndësishëm të arktikut dhe do të mbrojë aleatët në zonë kundër një agresioni rus pranë kufijve të vendit.

Katër bombardues B-1 të forcës ajrore amerikane dhe një personel prej rreth 200 trupash nga divizioni i Teksasit do të dislokohen në bazën ajrore Orland në Norvegji, dhe brenda tre javëve të ardhshme, do të nisin misionin në qarkun arktik dhe në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pranë Rusisë Veriperëndimore, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Deri më tani, misionet ushtarake në Arktik kanë qenë kryesisht të vendosura deri në Britaninë e Madhe. Lëvizja e forcave, kaq pranë Rusisë bën që SHBA të mund të reagojë shpejt ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Muajt e fundit, Pentagoni ka bërë operativ grupe të ngjashme të bombarduesve B52 në Lindjen e Mesme, si një mënyrë për të demonstruar aftësinë e SHBA për të lëvizur shpejt asete ushtarake në rajone potencialisht të tensionuara. Misionet me bombardues kërkojnë javë për tu planifikuar ndaj edhe planet për dislokimin në Norvegji duhet të kenë nisur prej kohësh.

Presidenti Joe Biden ka treguar tashmë se është i gatshëm të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, krahasuar me paraardhësin e tij, Donald Trump. Ai zhvilloi bisedën e parë telefonike me presidentin rus vladimir putin, muajin e shkuar, dhe e kundërshtoi atë për një varg çështjesh, që nga sulmet kibernetike e deri tek helmimi i dyshuar i figurës kryesore politike në vend Aleksei Navalni.

 

Top Channel