Përdorimi i dy maskave ndal përhapjen e sëmundjes së koronavirusit? Ekspertët nuk bien në një mendje

09/02/2021 17:54

Ekspertët kanë bërë thirrje për mbajtjen e maskave që kur nisi të përhapej sëmundja e koronavirusit.

Anthony Fauci, eksperti për sëmundjet infektive në SHBA pretendon se përdorimi i dy maskave mund të kenë efikasitet të madh për të parandaluar përhapjen e Covid-19, por të tjerë ekspertë thonë se nuk është e mjaftueshme.

Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive tha se mund të jetë më efektive mbrojtja ndaj sëmundjes nëse njerëzit veshin dy maska.

Ai shtoi se kjo mënyrë mund ti mbrojë njerëzit nga mutacionet që kanë goditur botën, ndërsa studimet tregojnë se imuniteti krijohet nga vaksinat ose infeksionet e mëparshme.

Mjeku Benjamin Killingley, një shkencëtar që këshillon qeverinë e Britanisë së Madhe thotë se përdorimi i dy maskave është efektiv.

Të tjerë ekspertë paralajmërojnë se nuk ka prova që tregojnë se përdorimi i dy maskave funksionon. Një prej tyre thotë se personat që përdorin maska prej cope mund të mos ndihen aspak rehat nëse mbajnë dy prej tyre.

Maskat e fytyrës janë përhapur në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit dhe për të bllokuar spërklat që mund të dalin nga kollitja, teshtima apo e folura.

Top Channel