Ekuipazhi i një nëndetseje japoneze u detyruan të përdornin celularët e tyre për të kerkuar ndihmë pasi u ngritën në sipërfaqe poshtë një çisterne komerciale kineze, duke thyer antenat e komunkimimeve.
Disa anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses 100 metroshe ‘Soryu’ pësuan lëndime të lehta pas thyerjes së antenës së saj kryesore.
Soryu ishte duke u ngritur në sipërfaqe disa dhjetra milje larg kepit Ashizuri në jugperëndim të ishullit japonez të Shikoku kur e pa veten të përplasur me anijen komerciale kineze.
Hetimet mbi incidentin po kryhen nga disa agjenci, duke përfshirë dhe marinën japoneze.
Është ende e paqartë se përse nëndetësja nuk e pikasi prezencën e çisternës nga Hog Kong, Ocean Artemis.
Kjo e fundit po transportonte 90,000 ton hekur drejt Okayama në perëndim të Japonisë pas nisjes nga porti kinez i Qingdao në fundjavë.
Ministri japonez i mbrojtjes Nobuo Kishi tha për gazetarët se përplasja e djeshme ishte “shumë për të ardhur keq”.
Soryu tha se gjatë ngritjes në sipërfaqe nëndetësja ishte përplasur me kiçin e anijes dhe përkohësisht humbi aftësinë e komunikimit prej thyerjes së antenës kryesore.
Anija komerciale tha më vonë se nuk kishte pësuar dëme të konsiderueshme, madje ekuipazhi i saj as nuk kishte ndjerë përplasjen.
Rreth 20 vjet më parë në një aksident të ngjashëm, një nëndetëse amerikane gjatë daljes në sipërfaqe goditi dhe fundosi një anije peshkimi japoneze pranë Honolulu, në Hawaii duke vrarë nëntë persona.
Top Channel