Mikesha e Melania Trump rimerr të drejtat e librit skandaloz për ish-Zonjën e Parë (fotot)

09/02/2021 19:32

Ish-mikesha dhe këshilltarja e Melania Trump, Stephanie Winston Wolkoff ishte paditur nga departamenti amerikani Drejtësisë për konfiskimin e fitimeve nga libri i saj mbi miqësinë me ish-Zonjën e Parë.

Libri i Stephanie Winston Wolkoff, “Melania dhe unë: Ngritja dhe rënia e miqësisë me Zonjën e Parë” ishte kthyer në ‘ushqim’ për gazetat e tabloidët britanikë e amerikanë që prej publikimit të tij vitin e kaluar.

Autoritetet amerikane kishin ngritur padi për konfiskimin e fitimeve nga shitjet e librit, me argumentimin e shkelje marrëveshjen e mos-publikimit të të dhënave profesionale.

Por tashmë padia është braktisur nga adminsitrata e re qeveritare e presidentit Joe Biden.

Avokatët e qeverisë thanë dje se “vullnetarisht heqim dorë nga veprimi ligjor”, pa dhënë më shumë detaje për motivet.

Në librin e saj Wolkoff jep detaje të shumta të miqësisë me Melanian dhe përpiqet të mos dëmtojë imazhin e saj. Por zbulimet janë shfrytëzuar duke u nxjerrë jashtë konteksti, sipas interesit të mediave të ndryshme, pro ose kundër familjes presidenciale.

Mes të tjerave ajo shkruan se kur Melania Trump i referohet thjeshtrës së saj Ivanka dhe të shoqit të saj Jared Kushner, ajo thjesht përmendte ‘gjarpërinjtë’, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit.

Melania Trump i ka refuzuar pretendimet e librit të Wolkoff duke i quajtur “thashetheme të kota për të shtrembëruar karakterin tim”.

Por Winston Wolkoff ka vijuar të flasë për zonjën e parë dhe familjen Trump: “Princesha kërkon ta nxjerrë Melanian jashtë loje, prandaj ajo i referohet atyre si ‘gjarpërinjtë,’ Jared dhe Ivanka, sepse ata bëjnë çdo për të arritur atë që dëshirojnë. Dhe në fakt ia arrijnë.”

Winston Wolkoff thotë se Ivanka Trump i vinte qëllim vetes të joshte zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, si për shembull sekretaren e shtypit Kayleigh McEnany apo Mercedes Schlapp, të cilët ishin gjithashtu dhe objektiv i Melanias.

“Ne e quanim Ivankan ‘gjuetare seriale’. Ishte manipuluese. Nuk mund të shkosh të punësosh njerëz që punonin me Zonjën e Parë.”

Autorja i referohet gjithashtu Ivanka Trump, si “Donaldi me kostum” dhe sulmonte në përgjithësi familjen Trump duke i quajtur “të thellë sa lëkura”, dhe “vetëm në shërbim të vetes”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/12/21/lufta-ne-familjen-trump-melania-i-quante-ivanka-e-jared-gjarperinj-thote-ish-keshilltarja/

FOTO GALERI
2/14
Melania përshkruante Ivanka e Jared si “gjarpërinj” pasi “bënin gjithçka për të arritur atë që dëshironin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA