Sportistja e njohur braziliane e mundjes së përzier Claudia Gadelha është zhveshur përsëri, kësaj radhe për të dërguar një mesazh frymëzues mbështetjeje ndaj 1 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
Luftëtarja e peshave të lehta zhveshi trupin e mbuluar me tatuazhe dhe në sesionin e fotografive komentonte në anglisht dhe në gjuhën e saj portugeze: “Mos u trembni nga dobësitë tuaja, vishini ato si një kurorë, pasi moti është i përbërë nga gjemba dhe lule të egra”.
Sportistja publikoi pamjet e një sesioni fotografie të muajit të kaluar, teksa reflektonte mbi nocionin e ‘lirisë’.
“Liria është te një njohësh veten aq mirë sa reflektimi në pasqyrë”, shkruan sportistja, e cila për momentin po rekuperohet nga një dëmtim, në ndeshjen e fundit që ishte vetëm humbja e saj e dytë në dy vjet.
Në duelin e nëntorit fitoren e mori me pikë kinezja e tmerrshme Yan Xiaonan.
Gadelha ka operuar gjurin në janar dhe u premtoi fansave se do të rikthehet se shpejti në ringun oktagonal.
Top Channel