Kleriku iranian thotë se ata që vaksinohen kundër Covid ‘bëhen homoseksualë’

09/02/2021 21:36

Kleriku i lartë iranian Ajatollah Abbas Tabrizian ka paralajmëruar sot ndjekësit e tij në rrjetet sociale “të mos u afrohen” kujtdo që ka bërë vaksinën e koronavirusit, pasi do të kthehen në homoskesualë.

Komentet e tij siç pritej u kritikuan ashpër nga përfaqësues të qeverive perëndimore dhe të grupeve për të drejtat LGBT.

Ayatollah Abbas Tabrizian shkroi komentet në rrjetin Telegram për 210,000 ndjekësit e tij, të shoqëruara me një retorikë të gjatë homofobike dhe dënese ndaj politikave sociale perëndimore.

“Mos u afroni fare ndaj njerëzve që kanë bërë vaksinën Covid-19. Ata janë kthyer në homoseksualë,” shkruante kleriku radikal nga Qom, i cili edhe në të kaluarën ka bërë komente denigruese për mjekësinë Perëndimore.

Komentet e tij gjetën kritika nga vetë rrethet iraniane dhe aktivistë të huaj të të drejtave. Britaniku Peter Tatchell tha: “Ajatollah Tabrizian është një kombinim i injorancës shkencore me homofobinë primitive. Me këtë ai demonizon si programin e vaksinimit ashtu dhe njerëzit LGBT+, pa asnjë copë prove”.

“Duke tentuar të frikësojë publikun nga vaksinimi për Covid-19, ai nxit pandeminë dhe rrezikon jetë. Liderët iranianë shpesh i bëjnë njerëzit LGBT si ‘kokë turku’ me pretendimet e tyre të çuditshme, për të vendosur paragjykimet e tyre teologjike para njohurive shkencore”.

Ministri i jashtëm iranian Javid Zarif ka refuzuar më parë politikat anti-gay të vendit të tij duke thënë: “Shoqëria jonë ka parime morale, sipas të cilave ne jetojmë, duke respektuar ligjet tona”.

FOTO GALERI
3/3
Tabrizian edhe në të kaluarën ka bërë komente denigruese për mjekësinë Perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA