Historike për Emiratet e Bashkuara, sonda arabe mbërrin në mars

09/02/2021 22:06

Emiratet e Bashkuara Arabe po festojnë suksesin e tyre dhe kanë arsye, pasi u kthyen në vendin e parë arab që arrin të dërgojë një sondë në Mars.

Sonda Hope ka hyrë në orbitën e planetit të kuq, e pesta që arrin ta bëjë këtë pas anijeve kozmike të SHBA, bashkimit Sobjektik, Europës dhe Indisë. Hope, që e la Tokën shtatë muaj më parë, duhet të bënte një manovër frenimi, për t’u siguruar se do të kapej nga graviteti i Marsit. Shkencëtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe tani mund të studiojnë atmosferën e planetit.

Sateliti i tyre ka me vete tre instrumente që, përveç tjerash, do të vëzhgojnë se si atomet neutrale të hidrogjenit dhe oksigjenit – mbetje nga uji dikur i bollshëm i Marsit – rrjedhin në hapësirë.

“Ne donim të arrinim në Mars. Unë jam vërtet mirënjohëse. Më duket kam hequr një peshë nga supet”, tha Sarah Al Amiri, ministre e Emirateve të Bashkuara Arabe për Teknologjinë e Përparuar dhe kryetare e Agjencisë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe.Të mërkurën, në orbitën e Marsit pritet të arrijë edhe sonda e Kinës, Tianwen-1, ndërsa javën e ardhshme, në 18 shkurt, edhe një anije e SHBA-së.

Top Channel