Foto impresionuese/ Stuhia Darsi dhe dëbora mbulojnë Britaninë me temperatura deri në -18C

09/02/2021 18:04

Britania përgatitej sot për një tjetër ditë e mbuluar nga dëbora, teksa Stuhia Darsi shkaktoi në disa zona të Skocisë ulje të temperaturave deri në -18C. Ne disa zona te Londres banoret shfrytezuan kushtet per zbavitje me ski.

Autoritetet thanë se disa qyteza mund të mbeten të izoluara nga moti i ashpër, i cili do të shkaktojë trazira të trafikut.

Stuhia Darsi besohet se ka sjellë acarin nga Rusia duke përfshirë Evropën veriore dhe Britaninë.

Në disa pjesë të Skocisë temperaturat arritën dje në -18C, teksa vendi mbajti barrën më të rëndë të stuhisë.

Shërbimet e trenave dhe autobuzëve janë ndryshuar në disa qytete dhe paralajmërime janë dhënë për zonat në brezin kryesor të stuhisë.

Në galerinë e mëposhtme ilustrohen momente nga disa prej zonave më të prekura …

FOTO GALERI
1/22
Makinë e mbuluar nga dëbora në Harwood, Durham

Top Channel