Dy tigra sumatran në kopshtin zoologjik të fëmijëve, “Fort Wayne” në Indiana kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Stafi veteriner mori rezultatet e provave pozitive të tigrave pasi stafi i kujdesit kishte raportuar një nga tigrat Sumatran se shfaqte simptoma të lehta në përputhje me koronavirusin.

Bugara, tigri mashkull Sumatran, ka përjetuar një kollë të thatë dhe Indah, tigri femër Sumatran, nuk ka shfaqur simptoma në këtë kohë. Të dy tigrat po vëzhgohen për ndonjë shenjë klinike shtesë dhe qëndrojnë së bashku në mbylljen e tyre”, tha Dr. Kami Fox, veterineri i stafit të kopshtit zoologjik.

Sipas kopshtit zoologjik, burimi i infeksionit të tigrave është ende i panjohur dhe ata po punojnë me Departamentin e Shëndetit të Qarkut Allen dhe Bordin Shtetëror të Shëndetit të Kafshëve për të identifikuar burimet e mundshme.

Sipas tyre, asnjë kafshë tjetër në Kopshtin Zoologjik të Fëmijëve nuk është testuar për Covid-19 deri më tani.

Top Channel