19/12 13:38
Dy tërmete godasin Turqinë në rajonin e Detit Egje.
Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se rajoni fillimisht u godit nga një tërmet 4,1 ballë në ora 19:09 sipas kohës lokale. Ky tërmet ndodhi pranë brigjeve të distriktit Karaburun të provincës Izmir, në thellësi prej 7,08 kilometra.
Më pas, në orën 21:22 sipas kohës lokale, një tjetër tërmet me madhësi 4,0 ballë goditi përsëri të njëjtin vend në thellësi prej 7,03 kilometra, njoftoi AFAD.
Turqia ndodhet në një zonë të ndjeshme ku shpesh ndodhin tërmete. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm 6,6 ballësh goditi Izmirin, ku humbën jetën të paktën 115 persona dhe u plagosën mbi 1.000 të tjerë.
Top Channel