Ligji islamik Sharia/ Dy kristianë mes të goditurve publikisht me kamzhik në Indonezi, për konsum alkooli dhe bixhoz (fotot)

08/02/2021 16:14

Dy burra kristianë kanë marë sot dënimin publik me goditje kamzhiku në provincën konservatore muslimane Aceh të Indonezisë , për konsum alkooli dhe lojë bixhozi, në një prej rasteve të rralla ku dënimi i jepet jo-muslimanëve.

Dy të akuzuarit morën 40 goditje kamzhiku secili oficeri i ligjit sharia, i cili godiste pa mëshirë kurrizin e tyre me thuprën e drurit.

Një prej tyre, i identifikuar si J.F.,tha se  zgjodhi vullnetarisht goditjet e kamzhikut në vend të ndjekjes penale që mund ‘i kushtojnte deri në gjashtë muaj burg. Dënimet e ligjit Sharia janë të detyrueshme vetëm për muslikanët.

“Policia na dha opsionin dhe ne me ndërgjegjie vendosëm të zbatonim ligjin kriminal islamik. Askush nuk më detyroi ta zgjidhja”, tha ai.

Jo-muslimanët mund të zgjedhin dënimin sipas secilit sistem drejtësie.

Vetëm dy javë më parë dy meshkuj u dënuan secili me 80 goditje kamzhiku secili për marrëdhënie homoseksuale, e cila ndalohet sipas ligjit islamik.

Dy kristianët ishin mes shtatë njerëzve të dëuan sot publikisht ne shesh.

Pesë të tjerët ishin muslimanë të dënuar për tradhti bashkëshortore, ose konsum alkooli.

Aceh është privinca e vetme muslimane me populaltë të madhe ku vijon të zbatohet ligji islamik. 98 përqind e pesë milionë banorëve tëAceh janë muslimanë.

Dënimet publike tërheqin shpesh turma të mëdha nejrëzish që regjistrojnë zhvillimet në telefonët e tyre.

Këtë vit dënimet janë zhvendosur në ambjente të mbyllura prej masave të pandemisë.

Provinca malajziane e Aceh ka përshtatur ligjin e vet sharia pas autonomisë së veçantë që fitoi në 2001, prej marrëveshjes me qeverinë për të shuar lëvizjen e gjatë militante separatiste.

FOTO GALERI
3/5
Këtë vit dënimet janë zhvendosur në ambjente të mbyllura prej masave të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA