Ligji i Sheriatit, dy të krishterët rrihen me shkop sepse kanë pirë alkool dhe kanë luajtur bixhoz (FOTOT)

08/02/2021 15:00

Dy burra të krishterë u goditën me shkop në publik në Indonezi, për shkak se kishin konsumuar alkool dhe kishin luajtur bixhoz.

Ndëshkimi u dha në provincën Aceh, ku për shkak të popullsisë me shumicë dërrmuese myslimane, është në zbatim dhe Sheriati.

Ishte një ndër rastet e rralla ku ndëshkimi u jepej edhe personave që nuk janë pjesë e besimit mysliman. Zakonisht, ndëshkohen abuzuesit e ligjit islam, personat homoseksualë apo ata që kryejnë tradhti bashkëshortore ose marrëdhënie seksuale para martese.

Të dy të akuzuarit morën nga 40 goditje me shkop nga policia e Sheriatit. Njëri prej tyre tha se kishte zgjedhur vetë këtë ndëshkim, për të shmangur ndjekjen penale, pasi përndryshe mund të dënohej deri me 6 burg.Gazeta Shqip

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA