Kuba nxjerr vaksinën e saj, ekspertët: Ka fuqi të lartë imunizimi

08/02/2021 22:55

Kuba po zhvillon vaksinën e saj kundër Covid 19. Ajo quhet Soberana 02, dhe është prodhim i institutit epidemiologjik kuban, Finlay.

Në momentin që aprovohet, vaksina kubane do t’i ofrohet falas banorëve të ishullit, por edhe turistëve që do të duan ta vizitojnë atë. Lajmin e përcjell gazeta Las Noticias, që citon drejtorin e institutit Vicente Verez, të pohojë se kjo vaksinë është mëse e sigurtë dhe efikase. Soberana 02, është duke hyrë tashmë në fazën e tretë të eksperimentimit me 150 mijë doza që përgatitet t`u administrohen vullnetarëve.

Duket se ajo ka dëshmuar që tani se ka një fuqi të lartë imunizimi. “Kjo vaksinë krijon një kujdes të imunitare afatgjatë, e përveç se krijon antitrupa, bën që ato gjithashtu të jetë jetëgjata”, ka pohuar Verez në një konferencë të Organizatës Panamerikane të Shëndetësisë, të realizuar përmes internetin. Havana, sipas të njëjtës gazete, është angazhuar të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës së saj për imunizimin e popullatës, dhe ky privilegj do tu rezervohet edhe vizitorëve.

Top Channel