Jo efikase ndaj variantit vendas/ Afrika e Jugut ‘ngrin’ vaksinën e AstraZeenca-s

08/02/2021 13:05

Afrika e jugut ka pezulluar përdorimin e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s pasi një studim tregoi rezultate zhgënjyese përballë variantit të saj të koronavirusit.

Shkencëtarët thanë se varianti zë rreth 90 për qind të rasteve të reja në afrikën e jugut. Studimi në të cilin përfshihen rreth 2 mijë persona, zbuloi se vaksina ofronte mbrojtje minimale në rastet e lehta dhe të moderuara të infektimit me variantin afrikano jugor. Afrika e jugut ka marrë 1 milionë doza të vaksinës së Astrazenecës dhe do të fillonte vaksinimin e njerëzve javën e ardhshme.

Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, ministri i shëndetësisë së Afrikës së jugut, tha se qeveria e tij do të priste për këshilla të reja se si duhej të procedonte me vaksinën e oxfordit dhe Astrazeneca-s nën dritën e zbulimeve të reja.

Një testim është kryer nga universiteti i Uituatersrandit por nuk është vlerësuar ende nga ekspertë të tjerë. Ndërkohë, qeveria do të ofrojë për përdorim vaksinat e prodhuara nga Johnson & Johnson dhe Pfizer, në javët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA