17/11 22:57
Qeveria japoneze ka njoftuar se një nëndetëse japoneze u përplas me një anije private.
Të paktën tre anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses dyshohet se mund të jenë të lënduar në përplasje, njoftoi Kyodo News, duke cituar Forcën Detare të Vetëmbrojtjes së vendit.
Përplasja u raportua të ketë ndodhur pranë provincës Kochi, që ndodhet në ishullin Shikoku të Japonisë përballë Oqeanit Paqësor.
Top Channel