“Dyshojmë që mutacioni i covid ka mbërritur në Shqipëri”/ Rama: Papërgjegjshmëri që shkelen masat…

08/02/2021 11:35

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë ka deklaruar se ka dyshime që në Shqipëri të kenë hyrë mutacione të virusit covid-19.

Më tej Rama është ndalur tek infektimet e shtuar në ditët e fundit, ku dje infektimet me konronavirus kanë shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ramës, janë shtuar shtrimet në spitale edhe në mosha të reja, duke e vënë theksin tek zbatimi i rregullave. Ndryshe, mund të kthehemi tek masat e forta kufizuese.

“Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.”

“Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA