Akullnaja e shembur…/Indi, 18 viktima dhe 200 të zhdukur

08/02/2021 13:21

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një pjesë akullnaje në Himalaje ra në një lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në veri të Indisë.

Ujërat hapën një digë dhe u derdhën nëpër një luginë në shtetin Utarakhand. Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punonjës nga dy hidrocentrale në zonë. Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë u dërguan në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Ekspertët po hetojnë incidentin që ndodhi të dielën, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shkëputjen e akullnajës. Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se po ndjek situatën në Utarakhand.

Jam duke folur vazhdimisht me autoritetet dhe duke marrë informacione për punën e shpëtimit dhe operacionet e ndihmës”, tha Modi në një postim në Twitter të dielën. Udhëheqësit nga e gjithë bota gjithashtu iu dërguan ngushëllime familjeve të viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA