Ledjana dhe partneri në burg/ Debate mes opinionistëve në Për’puthen Prime: Ti merru me llafe pazari, unë me fakte

07/02/2021 21:42

Spekulimet se konkurrentja e Për’puthen, Ledjana është e fejuar dhe partneri i saj është jashtë vendit në burg ka nxitur reagime të ashpra mes opinionistëve.

Në puntatën e Për’puthen Prime nisën debatet mes opinionistëve Fatma, Meridian dhe Arjan Konomit. Ky i fundit ishte kundra thashethemeve se flet me tonë të ashpra duke thënë se fjalët e publikut nuk duhet të merren për bazë.

Pjesë nga debati

Arjani: Jeni shumë të ndjekur dhe ka një llumë portalesh që mund të shkruajnë cdo gjë. Nuk kam abuzuar asnjëherë në jetën time dhe kam bërë qindra revista ndër vite dhe nuk jam marrë kurrë me thashetheme, me provokime por jo ti thuash tjetrës “ke burrë” dhe unë ta besoj.

Fatma: Kjo që the për portalet të vlente para se të të plaste bomba në dorë. Tani duhet ta dëgjosh dhe zërin e publikut që duke mos dashur të merresh me thashetheme…

Arjani: Mos na u bë si zëdhënëse e publikut. Nuk je zëri i publikut, por i joti dhe i portalit tënd ashtu si Meridiani dhe unë. Nuk mund të jesh ti zëri i tyre.

Fatma: Arjan, dëgjo i nderuar që herën tjetër të mos qash prap. Mos u verbo për faktin që je këtu brenda dhe merr cdo gjë për të mirëqenë.

Arjani: Jo. Ti merru me llafe pazari dhe shitësesh dyqane tezgash. Unë merrem me fakte. Cfarë më vijnë mua privatisht, nuk i shikoj fare. Unë jap opinion dhe jam mendimin tim sepse nuk jam investigator, as hetues.

Meridian: Mesazhi më i bukur që ke dhënë është hakërrimi që i ke bërë Fatmës para dy javësh. Më habit cne që ka hyrë kjo dashuri për femrat.

Arjani: Paske bërë dhe ndarje gjinore.

Fatma: Populli thotë “Kur digjesh nga qulli, do i frysh dhe kosit”.

Arjani: Po fryji moj dhe thith sa të duash, por ajo vajzë nuk të ka borxh kur thotë nuk jam e martuar.

Top Channel