“Nuk e di a jam më një demokrat”, Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin
Kuba ka njoftuar se do të lejojë biznesin privat të veprojë në pjesën më të madhe të industrive, në atë që është një reformë e rëndësishme në ekonominë e saj të kontrolluar nga shteti.
Ministrja e punës, Marta Elena Feito tha se lista e industrive të autorizuara është zgjeruar nga 127 në më shumë se 2 mijë. Vetëm një pjesë e vogël industrish do të mbeten të rezervuara për shtetin – tha ajo.
Ekonomia e vendit komunist është goditur rëndë nga pandemia dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata Trump. Vitin e kaluar ekonomia e tij u tkurr me 11 për qind, rënia më e madhe në thuajse tre dekada, dhe kubanët janë përballur edhe me mungesa të mallrave bazë. Ministrja tani thotë se vetëm 124 industri do të mbeten të përjashtuara nga përfshirja e privatëve, edhe pse nuk tha se cilat ishin ato.
Sipas saj, objektivi i kësaj reforme është zhvillimi i sektorit privat.
Top Channel