Indonezi/ Rrugët e fshatit “pushtohen” nga uji i kuq si gjaku (FOTO)

07/02/2021 20:28

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur të shtunën në fshatin indonezian të Jenggot, ku rrugët e fshatit janë përmbytur nga lumi i kuq.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar menjëherë imazhet dhe videot e ujit të kuq që ka hyrë në pjesën e madhe të shtëpive deri në gjysmë metri.

Pse është i kuq uji? Përgjigja qëndron jo shumë larg fshatit ku u përmbyt plotësisht një fabrikë batiku. Batik është emri i një teknike të përdorur për të lyer pëlhura dhe objekte të ndryshme dhe fabrika në fjalë, u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut dhe mbeturinat u derdhën në rrugët e fshatit që ndodhej aty pranë.

Të vetmit që janë mahnitur nga fenomeni ishin të vegjlit që shfrytëzuan rastin për të luajtur në ujin e kuq si gjaku. Për fat të keq, pjesa tjetër e banorëve tashmë janë mësuar me fenomenin e ujërave me ngjyra.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA