Graciano e thotë troç: Ana thoshte llafe turpi dhe ishte moskokëçarëse, por Tea doli…

07/02/2021 19:16

Graciano Tagani ka bërë krahasimin mes dy ish konkurrenteve të Për’puthen në “E diell”.

Graciano e konsideroi Anën si personazh real pasi nuk u shtir në asnjë moment, ndërsa Tean e cilësoi si “të kulluarën e shekullit” vetëm se rrinte këmbë përmbi këmbë.

Graciano: Do krahasoja Anën dhe Tean duke qenë se u hap kjo bisedë. Ana është ai personazhi që ka qenë më real, më moskokëçarës, ka thënë llafe turpi. Kurse Tea ishte personazhi zonjë, e edukuara e dheut, e kulluara e shekullit dhe ndërkohë të gjithë shplanin Anën dhe Tea vetëm se rrinte këmbë përmbi këmbë, vetëm se ishte me sy bojëqiell dhe cute, ishte e mirë.

Kurse kjo ishte e keqja. Ideja është kjo, kamuflazhi është gjëja më e ndryrë që një njeri mund të bëjë. Jemi në 2021, njeriu ka të drejtë të dashurojë, por mund të dilte e të tregonte dhe jo të kamuflonte deri ditën e fundit kur u kap me presh në duar.

Top Channel