Akullnaja shembet mbi digë/ Viktima dhe dhjetëra të zhdukur në Indi

07/02/2021 19:57

Dhjetëra persona mungojnë në apel dhe druhet se kanë vdekur pasi një akullnajë u shemb mbi një digë dhe shkaktoi një përmbytje apokaliptike në Indinë veriore.

Diga u ca dhe bëri që një vërshim i fuqishëm uji të derdhej mbi luginën në shtetin Uttarakhand. Fshatra të shumtë janë evakuar por zyrtarët thonë se rreth 150 persona mund të kenë qenë viktima të përmbytjes. Videot e ndara në mediat sociale tregonin ujin që vërshonte në zonë dhe shkaktonte dëme të jashtëzakonshme.

“Erdhi shumë shpejt. Nuk pati kohë për të njoftuar askënd”, thotë një banor.

Më shumë se 50 persona që punonin në digë, druhet se kanë humbur jetën.

Kryeministri Narendra Modi tha se ai po monitoronte situatën dhe i gjithë vendi po lutej më sigurinë e njerëzve atje. Forcat ajrore po angazhohen për të ndihmuar operacionet e shpëtimit. Skuadrat e emergjencave po evakuojnë dhjetëra fshatra ndërsa shpëtuesit po punojnë po ashtu për të hyrë në një tunel të bllokuar ku mendohet se janë disa persona. Uttarkhand, në himalajat perëndimore, është i ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Rreth 6 mijë persona besohet se kanë humbur jetën në përmbytje në qershor 2013, që u shkaktuan nga shirat musonike më të rënda në shumë dekada.

Top Channel