“Qeveria nuk ka shkop magjik”, Rama: Unë hyj tek të pakënaqurit, ka ende shumë për të bërë

06/02/2021 09:31

Kryeministri Rama është ndalur sot në Gjirokastër për të zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët atje.

Kreu i qeverisë deklaroi se qeveria nuk ka një shkop magjik që të realizojë gjithçka, ndërkohë që nuk e fshehu faktin se ai nuk ishte i kënaqur, pasi sipas tij kishte ende punë për të bërë dhe se koha nuk priste.

“Distanca nuk na pengon të kemi një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë dhe të hapur dhe me të gjitha ato që mund të quhen pyetje të vështira për qeverinë, sepse ky është qëllimi i kësaj bashkëbisedimi. Jo vetëm të mund të japim nga ana jonë shpjegime dhe të bëjmë arsyetime mbi çfarë po kalojmë nga vijmë dhe ku duam të shkojmë, por në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë të rëndësishme, që qeveria nuk ka një shkop magjik.

Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive apo edhe të papriturave siç kanë qenë dy goditjet e mëdha, qoftë tërmeti që na vuri para domosdoshmërisë për të rishikuar gjithçka, qoftë edhe pandemia që na vuri përballë sfidës së madhe të mbrojtjes së jetë dhe të uljes të kostove të rënda në shëndetin e njerëzve. Unë hy te të pakënaqurit, ka shumë për të bërë se koha nuk pret, se ajo që kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur dhe të çohen në këmbë dhe të duartrokasin, por drejtimi dhe rruga janë të duhura. Duhet të vazhdojmë drejt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA