Kryeministri Edi Rama kryen një tur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Pas inspektimit të Lungomares, e cila ka ndryshuar tërësisht, ai ka parë edhe rrugën e re turistike. Me rrugën e re do të lehtësohet tërësisht trafiku që krijohet në sezonin veror.
“Do të zgjidhë përfundimisht ngërçin e fluksit në trafik në qytet, sidomos në fluksin e sezonit turistik. Kemi pasur problem edhe këtë vit për shkak të pandemisë, por rruga ishte e domosdoshme. Kjo do t’i japë një vlerë të shtuar të gjithë kësaj zone, me përfundimin e këtij projekti të gjitha investimet do të marrin një vlerë të shtuar”, tha kryebashkiaku Gruma.
Rama tha nga Saranda se sapo të kontraktojnë aeroportin e Vlorës do të hapin menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës.
“Mesa duket do të kemi një fitues për Vlorën. Pasi janë paraqitur dy kompani, më në fund u ça ajo bllokada e COVID. Në momentin që ne do të kontraktojmë aeroportin e Vlorës do hapim menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.
Top Channel