OBSH, apel kompanive farmaceutike: Ndani kapacitetet prodhuese për më shumë vaksina

06/02/2021 01:56

OBSH i ka kërkuar kompanive të ndajnë kapacitetet e tyre të prodhimit me qëllim që të rritet prodhimi i vaksinave anti covid.

Duke folur në Gjenevë, shefi i OBSH, tha se thuajse 130 shtete, me një popullatë të kombinuar prej 2.5 miliardë njerëzish, nuk kanë filluar ende administrimin e një doze të vetme vaksine dhe përsëriti apelin e tij drejtuar vendeve të pasura të ndajnë dozat me vendet më të varfra pasi të kenë vaksinuar punonjësit e tyre të shëndetësisë dhe të moshuarit.

Por, ne kemi nevojë edhe për një prodhim masiv – tha shefi i OBSH. Javën e kaluar, siç kujtoi ai, Sanofi njoftoi se do ta vendoste infrastrukturën e saj të prodhimit në dispozicion të Pfizer dhe Biontech për të ndihmuar me prodhimin e vaksinës së saj. Ne i kërkojmë edhe kompanive të tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

Javën e kaluar, prodhuesi francez i ilaçeve Sanofi tha se do të prodhonte miliona doza të vaksinës së Pfizer duke filluar nga korriku, me qëllim që të ndihmojë për të shpërndarë më shumë se 100 milionë doza këtë vit nga fabrika e tij në Gjermani, me qëllim që të plotësohet kërkesa.

Top Channel