Burri vret ish-gruan dhe bijën e saj, para se të vdesë në aksidentin fatal (foto)

06/02/2021 17:03

Ky është burri skocez që ka vrarë ish-gruan dhe bijën e saj, para se të vdiste edhe vetë në një aksident fatal në Kilmarnok të Skocisë. 40 vjeçari Steven Robertson ka vrarë punonjësen e spitalit Emma Robertson Coupland, 39 vjeçe, mbrëmjen e të enjtes, dhe më pas sulmoi vajzën e saj 24 vjeçaren Nicole Anderson, duke e lënë dhe atë të vdekur në adresën Portland Street, raportojnë mediat lokale.

Në një postim të nervozuar para sulmeve, Robertson akuzonte ish-gruan e tij se ishte tradhtare e gënjeshtare, që i kishte kthyer kundër fëmijët e tij.

Emma, nënë e katër vajzave, vdiq në vendngjarje, ndërsa Nicole u shpall e vdekur në spital pas sulmit të çmendur me thikë. Robertson më vonë u vra në një aksident fatal në autostradën C50, rreth orës 8.30 të darkës. Policia skoceze tha se besonte se tre incidentet janë të lidhura mes tyre, dhe nuk po kërkojnë njerëz të tjerë në lidhje me to.

Anëtarët e shtangur të familjeve i bënin homazhe Nicole e Emma, duke thënë se janë “të shkatërruar”.

I fejuari i Nicole zotohet ta donte përgjithmonë ‘engjëllin e bukur’ ndërsa motra e Emma-s Shkruante në rrjetet sociale: “Jam e shkatërruar, kjo nuk mund të jetë duke ndodhur. Ne debatonim shpesh por ato ishin motra ime e vetme dhe mbesa ime.”

Kreu i policisë vendore Faroque Hussain tha se disa vendndodhje ishin rrethuar për hetimet e ekspertëve. Ai tha: “Kuptohet se njerëzit janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ne jemi ende duke përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes, por nuk ka rrezik për publikun”.

FOTO GALERI
2/6
Më pas sulmoi me thike vajzën e saj 24 vjeçaren Nicole Anderson, duke e lënë dhe atë të vdekur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA