Të izoluar në shtëpi/ Francë, ‘boom’ i lojërave me letra

05/02/2021 16:15

Tashmë lidere në prodhimin e shitjen e të ashtëquajturave “lojëra bordi”, Franca ka përjetuar së fundi një “boom” të kërkesës dhe arsyeja është izolimi.

Gjithmonë e më shumë njerëz po orientohen drejt këtyre lojërave, të cilat mund të luhen me të gjithë familjen për sa kohë janë të detyruar të qëndrojnë brenda në shtëpi për shkak të ndalimit të qarkullimit, të vendosur si masë kundër pandemisë. Kërkesa është rritur ndjeshëm për lojëra me letra, puzzle, monopoli por edhe shahu.

Kemi parë një goxha efekt të izolimit tek shitja e lojrave të bordit. Familjet tani kalojnë më shumë kohë bashkë dhe këto lojëra që mund të luhen edhe me fëmijët. Preferohen përgjithësisht ato klasiket. Sa më shumë zgjat izolimi, aq më shumë rritet interesi për lojërat në fjalë”, thotë Karine Meyer-Naudan, menaxhere e dyqanit ‘Le Bridgeur’

Lojrat e bordit janë kthyer në një aset të vyer për prindërit që duhet të merren me fëmijët e tyre. Trendi I rritjes së shitjeve nisi të dallohej shumë qartë sidomos në fillimin e këtij viti, 202. Lojërat që kanë rregulla të thjeshta po kërkohen shumë”, shpjegon agjenti i shitjeve, Vincent Petit.

Karantina e plotë në Francë është shmangur për momentin, megjithatë ora policore vazhdon të mbetet në fuqi.

Top Channel