Shkencëtarët zbulojnë zvarranikun më të vogël të botës (fotot)

05/02/2021 19:02

Një kameleon 13.5mm i gjatë, i zbuluar së fundmi në ishullin e Madagascar, mund të jetë zvarraniku më i vogël i botës.

Kameleoni i species së quajtur Brookesia, është i madh sa një farë luledielli. Shkencëtarët e një ekspedite gjermano-vendase arritën të zbulojnë dy nga zvarranikët e vegjël, një mashkull e një femër, në veri të Madagaskarit.

Nano-kameleoni mashkull Brookesia, kishte një trup të gjatë 13.5mm që e bënte më të voglin e të gjithë 11,500 specieve të njohura ta zvarranikëve.

Ndërsa femra nano-kameleon ishte pak më e madhe, me një gjatësi prej 29mm, thanë studiuesit, duke shtuar se nuk kishin arritur të gjenin ekzemplarë të tjerë të nën-species së re, “megjithë përpjekjet e mëdha”.

Specia më e afërt e asaj të sapo-zbuluar është ‘Brookesia micra’, e cila është zbuluar në 2012.

“Habitati i nano-kameleonëve për fat të keq është dëmtuar nga shpyllëzimi, por kohët e fundit zona është vendosur nën mbrojtje dhe shpresojmë që kjo të ndihmojë specien të mbijetojë”, tha Oliver Hawlitschek, studiues i historisë natyrore në Hamburg.

FOTO GALERI
2/5
Ai mund të jetë zvarraniku më i vogël i botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA