Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra 15/09 23:00
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka votuar pro dënimit të një ligjvënëseje republikane.
Me 230 vota pro dhe 199 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve e cili kontrollohet nga demokratët dënuan kongresmenen e re nga Xhorxhia, Marjorie Taylor Greene. Pro votës së demokratëve votuan edhe 11 republikanë.
Marjorie Taylor Greene ka promovuar teori konspirative dhe ka qenë mbështetëse për dhunën ndaj demokratëve. Përpara votimit Marjorie Taylor Greene u shpreh e penduar për pikëpamjet e saj të kaluara, ku thoshte të shtënat në shkollë dhe 11 shtatori ishin të inskenuar.
Pas këtij votimi, kongresmja është liruar nga detyrat e komitetit.
Top Channel