Pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, vjen reagimi i ambasadores Yuri Kim.
Ambasadorja Kim shkruan se SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion € dhe ky është një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë.
“Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan më tej Kim.
Postimi i plotë:
“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”.
Kujtojmë se në tetor të 2018, gjatë operacioni “Vol-Vo 4”, dhjetëra persona u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Lezhë, teksa mes tyre ishin dhe dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Çuko të cilët u liruan më vonë. Këtë vendim përcaktohet se janë sekuestruar edhe disa pronësi, që i kalojnë tashmë shtetit. Bëhet fjalë për sipërfaqe tokash në zonën e Ishullit të Shëngjin dhe në “Malin e Rencit“ në Lezhë.
Top Channel