Raketë kozmike me motor bërthamor, NASA parashikon që deri në vitin 2035 të dërgojë njeriu e parë në Mars

05/02/2021 00:57

Deri në 2035, NASA do të zbresë njeriun në Mars. Por, arritja e planetit të kuq, mesatarisht 225 milionë kilometra larg, do të ishte një hap gjigand.

Më i ftohtë se Antarktida dhe me pak ose aspak oksigjen, Marsi është një ambjent armiqësor. Sa më shumë kohë që do t’i duhet astronautëve për të arritur atje dhe sa më gjatë ata të qëndrojnë atje, aq më shumë janë të rrezikuar.

Ndaj shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të reduktuar kohën e udhëtimit. Një kompani me qendër në Siatwll, Ultra Safe Nuclear Technologies, ka propozuar një zgjidhje: Një motor bërthamor që do t’i dërgonte njerëzit nga Toka në Mars brenda vetëm tre muajve. Aktualisht, koha më e shkurtër e mundshme për një udhëtim me anije hapsinore të telekomanduar, është shtatë muaj, por një mision me ekuipazh do të donte të paktën nëntë muaj.

Ideja e motorëve bërthamorë në raketa, daton në fakt që nga vitet 1940. Por teknologjia ka mundur që vetëm kohët e fundit ta rikthejë atë si një zgjidhje të mundshme për eksplorimet e largëta në hapësirë.

Top Channel