“Po kandidojnë biznesmenë”/ Instituti i Studimeve Politike: Përdoren për të financuar fushatat

05/02/2021 15:14

Partitë politike në funksion të fushatës elektorale edhe kësaj here kanë përfshirë disa biznesmen.

Kontributi i tyre përkthehet në një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë. Por çfarë vlere të shtuar i sjellin parlamentit këta njerëz që vinë nga bota e biznesit?  Afrim Krasniqi drejtor i Institutit të Studimeve Politike i pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu dha këtë koment.

“Në tre legjislaturat e fundit numri biznesmenëve që partitë politike kanë vendosur ti sjellin në fusha elektorale e ti konkurrojë për deputetë ka qenë gjithnjë në rritje. Në fakt ka qenë një nga dështimet kryesore të parlamentit. Nëse ne shikojmë kurbën e aktivitetit parlamentar, pothuajse shumica e biznesmenëve kanë dështuar të për shkak se suksesin e tyre në fushën e biznesit nuk kanë arritur dot ta shprehin në politikë dhe shumica e tyre janë ata që quhen biznesmenë tranzicioni. Njerëz që janë bërë të pasur jo për shkak të aftësisë por për falë klientelës politike dhe botën informale në Shqipëri. Edhe në këto zgjedhje ka një lajm negative për Shqiptarët. Partitë po kërkojnë përsëri biznesmen për të sjellë në fushatë elektorale.

Nëse ne shikojmë individët e deklaruar deri më sot shumica e ardhjeve të reja nuk janë nga bota akademikë, profesorë, figura publike nuk janë figura që kanë mundur të arrijnë sukses në profesionin e tyre dhe fitojnë një respekt publik por shumica janë njerëz biznesi për shkak se kryetarët e partive politike dhe partitë duan individin që ka numër llogarie që ka para në dispozicion e i përdor ato për një fushatë paralele që ndodh paralelisht me fushatën elektorale dhe pagesën e komisionerëve.  Shumica e biznesmenëve dhe drejtuesit e fushatave elektorale paguajnë strukturën paralele të partisë, komisionerët paralel, individët që qarkullojnë vota dhe siç kemi parë ndër vite edhe skandale të trafikut të votave në zona të caktuara të Shqipërisë. Dhe ky përsëri është një lajm I keq për demokracinë në Shqipëri”.

Intensifikimin  e kërkesës nga ndërkombëtarët për mos-kalimin e traut të parlamentit nga të inkriminuarit Afrim Krasniqi e lidh me faktit se partitë politike në  stafeve elektorale në drejtimin e qarqeve po përdorin çunat problematikë.

“Dekriminalizimi është kthyer headlines përsëri për dy arsye.  Së pari pasi kemi pritur që pas pesë viteve përvojë dhe pas shumë individëve të larguar nga parlamenti, bashkitë dhe administrata qendrore, individët me rekorde kriminale de-shkurajohen për të konkurruar për poste politike dhe vetë politika atyre ua mbyll derën. Në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ne po shohim që individët jo vetëm janë ç’inkurajuar por ata vijojnë të jenë aktiv në vijën e parë të politikës  ose në vijën e dytë të stafeve elektorale në drejtimin e qarqeve në drejtimin e territoreve të caktuara edhe biznesin që lidhet me politikën. Dhe kjo ndodh se anjë prej tyre nuk është përjashtuar nga partitë politike respective. Madje individë që u larguan nga dekriminalizimi i shikojmë të rikthyer si një lajm i mirë për zgjedhjet por lajm I keq për Shqipërinë.  Shqipëria me kaq shumë sfida nuk e ka luksin të ketë individë me rekorde kriminale në parlament. Parlamenti shqiptarë së paku meriton të ketë deputetë me CV të pastër.

Fakti që SHBA dhe aktorë të tjerë e përsërisin me të madhe këtë problematikë dhe shqetësim duke paralajmëruar riskun që i sjell Shqipërisë lidhet edhe me një arsye tjetër se partitë duke dashur ta largojnë vetë përgjegjësinë kanë krijuar skema paralele taktike . Kanë krijuar disa parti të vogla të cilët mund të marrin individë të inkriminuar e ti përdorin këta në fushatë duke sjellë të tillë individë në parlament e duke thënë nuk është përgjegjësi e partive të mëdha por individë të partive pa interes publik.

Në fakt asnjë prej tyre nuk fiton mandate parlamentare pa përkrahje të njerëzve nga partitë e mëdha siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara e siç ka ndodhur rëndomë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Shqipëria në pritshmëritë e mëdha që pati pas vettingut në drejtësi, ishte e domosdoshme të kishte vetingun në politikë. Dhe largimi individëve të inkriminuar është një hap pozitiv për vettingun në politikë gjë që nuk është duke ndodhur megjithëse partitë e kanë premtuar që do ta bënin këtë gjë.”

Mos-mbajtja e premtimeve dhe sjellja arrogante e partive duke u shndërruar deri diku në një oaz të kriminelëve dhe individëve të botës informale e botës së krimit thotë Afrim Krasniqi, është një lajm i keq për standardin e zgjedhjeve e sfidat e shumta që ka Shqipëria këtë vit.

Top Channel