Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, me qëllim që të ecin drejt rihapjes së ekonomisë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Megjithatë, ata që zhvillojnë teknologjitë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja, si p.sh. përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta. Industritë e udhëtimit dhe argëtimit janë ndeshur me vështirësi të mëdha për shkak të masave të distancës sociale, dhe ato janë veçanërisht të interesuara që të ketë një kontroll të shpejtë se kush është i mbrojtur nga COVID-19.

Në mesin e atyre që prodhojnë pasaporta, janë kompania biometrike iProov dhe kompania për siguri kibernetike, Mvine, që kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi u dhanë fonde nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel