24/11 12:12
Aktori i ndjerë, Paul Walker ishte i dhënë pas shpejtësisë dhe makinave luksozeve, jo vetëm në filmin“Fast and Furious”, por edhe në jetën reale.
Pasioni i tij më i madh, shpejtësia… i mori edhe jetën.
Ai zotëronte një koleksion automjetesh, i cili përfshinte makina, motoçikleta dhe kamion.
Megjithëse 8 vite pas vdekjes së tij makina e tij BMW M1, paraardhëse e BMË i8 e cila është një makinë e rrallë e unike është shitur në një ankand për 500.000 dollarë.
Walker e bleu makinën në vitin 2011 si pjesë e koleksionit të tij “AE Performance”.
Kujtojmë që Paul vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40-vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.
Top Channel