Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht për koronavirusin deri në fund të marsit, nëse furnizimi me vaksina vijon normalisht.

Komisioneri i posaçëm i qeverisë, Domenico Arcuri, tha se 249.600 dozat e para të vaksinës së AstraZeneca-s vijnë të shtunën dhe do të fillojë administrimi i tyre nga java e ardhshme tek njerëzit deri në 55 vjec. Dozat e Pfizer dhe Modernës do të administrohen në mënyrë paralele tek ata mbi 80 vjec dhe tek të ekspozuarit ndaj rrezikut, si punonjësit e shëndetësisë.

Ndërkohë, numri i italianëve të vaksinuar tërësisht arriti 1 milionë të premten. “Ne kemi 1 milionë njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës duke u renditur edhe para Gjermanisë, me 756 mijë.  I pyetur për problemet në furnizimin e vaksinave, komisioneri tha se ai priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të binin dakord për propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit në fabrika lokale për të shtuar kapacitetin. Ne besojmë se italia ka burimet e nevojshme për të kontribuar për një rritje prodhimi – shtoi ai.

Arcuri shtoi se numri mesatar ditor i dozave të administruara ka shkuar në 83 mijë në ditë pasi u përgjysmua në dy javët e shkuara të janarit. Për sa i takon vaksinës së AstraZeneca-s, që rekomandohet për përdorim tek njerëzit deri në 55 vjec, ai tha se beson se testimet e mëtejshme do të mundësojnë edhe përdorimin e saj në një pjesë më të gjerë të popullatës.

Top Channel