Estetistja financon jetën luksoze duke kthyer sallonin e bukurisë në ‘depo’ drogash (fotot)

05/02/2021 15:36

Një estetiste është burgosur sot në Britani pasi financonte jetën e saj luksoze duke kthyer sallonin e saj të bukurisë në një fasadë për një bandë të trafikut të drogave.

30 vjeçarja “e shkëlqyeshme” Samantha Cox, megjithse fitonte vetëm rreth 5-6 mijë paundë në vit nga puna në sallonin e saj të bukurisë, shpenzonte pa kufi në veshje, pushime të shtrenjta dhe drejtonte një makinë Porsche Macan me vlerë 60,000 paundë.

Kjo pasi ajo lejonte të dashurin e saj gangster Lee Worthington të përdorte biznesin e saj Miami Glow në Manchester, si qendër të operacioneve të tij të trafikut të heroinës, kokainës apo ekstazise.

36 vjeçari Worthington, ishte ndërkohë i burgosur për dhjetë vjet pas shkeljeve të tij të drogave, por mbante celularë ilegalë prapa hekurave, me të cilët jepte urdhrat për Cox dhe grupin e tij, duke drejtuar trafikun e drogave.

Të droguarit i binin numrit të sallonit të bukurisë dhe më pas futeshin në një rrugicë prapa dyqanit, ku i priste një prej ‘klienteve’ të Cox, Joanne Zblewska, e cila u jepte atyre drogat që i fshehte në të brendshme.

Policia shkatërroi rrjetin e organizuar pas një operacioni survejimi në mars 2019.

Autoritetet sekuestruan disa mijëra paundë para të thata, mobilje të shtrenjta dhe një sasi drogash me vlerë më shumë se 50,000 paundë.

Oficerët sekuestruan gjithashtu një lëndë të përdorur për tretjen e drogave si dhe pajisje të tjera për prodhimin e shpërndarjen e tyre si thika, peshore qese plastike dhe disa telefonë celularë.

44,000 paundë të tjera u gjetën në shtëpinë e nënën se Cox, Barbara.

Cox u burgos sot nga gjykata e Manchester për pesë vjet e gjysmë për bashkëpunim në shpërndarje drogash të forta. Kurse Worthington pranoi akuzat dhe iu shtuna 41 muaj të tjerë në dënimin e tij me burg.

Prokurori Adrian Farrow tha: “Megjithse i burgosur, Lee Worthington me anë të celularëve ilegalë që kishte në zotërim, mbante kontakte të afërta me rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në zonën e Salford”.

“Samantha Cox ka qenë partnerja e Lee Worthington, e cila zotëronte një sallon bukurie me xhiro të vogël. Por ajo ruante stilin e saj ekstravagant të jetesës me financimin e shpërndarjes së drogave”.

“Ajo ishte bashkëpunëtore në depozitimin e sasive të mëdha të drogave për shpërndarje në rrugë, ruajtjen e parave dhe transferimin e tyre për furnizimet të tjera me droga, sipas udhëzimeve të Lee Worthington.

“Ajo pranon se paguhej pë atë që bënte. Fillimisht Cox zotëronte një makinë Range Rover por më pas bleu një Porsche Macan me vlerë 60,000 paundë, të cilën e bleu me një pagesë fillestare prej 25,000 paundë dhe këste mujore prej 550 paundë.

“Kjo megjithse xhiro e saj vjetore në sallonin e bukurisë ishte pak më shumë se 5,000 paundë në vit në 2018 dhe 10,000 deri në 12,000 paundë në vit në 2018 e 2019.”

FOTO GALERI
4/13
30 vjeçarja “e shkëlqyeshme” Samantha Cox

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA