Arma jonë do t’i frikësojë armiqtë/ Turqia teston raketën vrasëse të anijeve

05/02/2021 15:35

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi zhvillimin e një testi në rajonin e Detit të Zi, përmes të cilit u provua efikasitetit I raketës se saj anti-anije, Atmaca me rreze të gjatë veprimi.

E lëshuar nga luftanija TCG Kınalıada, Atmaca goditi në shenjë objektivat e saj, thuhet në një njoftim të ministrisë. Aktiviteti i raketës së prodhuar nga kontraktuesi I mbrojtjes, Roketsan, u zhvillua në provincën e Sinopit e është ndjekur nga komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal. “Raketa jonë do t`i frikësojë armiqtë”, deklaroi Ozbal, në krahun e të cilit gjatë testimit ishte dhe guvernatori i Sinopit.

Roketsan thotë se dukje “Atmaca” është një raketë me precizion të lartë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korvetat turke. Ajo do të zëvendësojë raketën e konsideruar si `vrasësen e anijeve`, Harpoon të prodhimit amerikan. Slogani “frikë për armikun, siguri për miqtë tanë” u përdor për Atmac-un e prodhimit vendas.

Top Channel