Angli/ “Shtëpia Barit” me vlerë 7.1 milion paund, burgosen 2 shqiptarë

05/02/2021 16:04

Gazeta ‘Bournemouth Echo’ të cilës i referohet Top Channel shkuan se janë dënuar dy shqiptarë të cilët ngritën një fabrikë për rritje Kanabisi vlera e të cilës arrinte në 2.3 milionë deri 7.1 milionë stërlina.

Gjykatës Bournemouth Crown Court prokurori çështjes i tha se kjo ishte një sipërmarrje e mirë organizuar dhe me aftësi për të rritur Kanabis në nivel komercial.

Leonard Bruci dhe Arber Aliaj u kapën brenda kësaj fabrike dhe u akuzuan për prodhim kanabisi.

Bruci, 27 vjedh dhe Aliaj, 23, vjec pranuan akuzat dhe u dënuan me nga 2 vite e 3 muaj burg secili.

Pas vuajtjes së dënimit ata do të dëbohen në Shqipëri.

Fabrika e kanabisit ngritur nga shqiptarët shkruan Gazeta Bournemouth Echo ishte me e madhja kapur ndonjëherë në rajonin e Dorset . Brenda saj në zonën e njohur si Sandford Lane Industrial Estate në Wareham u gjetën 2.000 rrënjë kanabis të mbjella.

Top Channel