Aktori i famshëm Christopher Plummer ndërron jetë në moshë 91-vjeçare

05/02/2021 22:54
Aktori Christopher Plummer

Aktori i mirënjohur kanadez, Christopher Plummer ka ndërruar jetë në moshë 91-vjeçare në Connecticut.

Ai njihet për filmat e famshëm hollivudianë si “Tingulli i Muzikës” dhe “Fillestarët”.

Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm i cili e donte thellësisht dhe e respektonte profesionin me mënyra të vjetra, me humor vetëpërqeshës dhe me muzikë fjalësh”, tha menaxheri dhe shoku i tij prej 46 vitesh, Lou Pitt përmes një postimi.

Plummer interpretoi një numër figurash historike kryesore, përfshirë perandorin Romak Komodus në “Rënia e Perandorisë Romake” (1964), Arthur Wellesley në “Waterloo” (1970), Rudyard Kipling në “Njeriu që do të ishte mbreti” (1975) , Mike Wallace në “The Insider” (1999), Leo Tolstoy në “The Last Station” (2009) dhe, së fundmi, si J. Paul Getty në “All the Money in the World”. Në vitin 2019, ai luajti në misterin e vrasjes së Rian Johnson . Por ai gjithashtu punoi me kineastë si Terrence Malick (“Bota e Re”), David Fincher (“Vajza me tatuazhin e dragoit”), Spike Lee (“Malcolm X”) dhe Ron Howard (“Një mendje e bukur”).

Top Channel