Përcaktohen kundërshtarët e Bayern Munich dhe Palmeiras në fazën gjysmëfinale të Botërorit të klubeve që po zhvillohet aktualisht në Katar.

Bavarezët fitues të tripletës në sezonin e kaluar do të sfidojnë në gjysmëfinale një nga skuadrat që ka fituar më shumë trofe në botën e futbollit, pikërisht egjiptianët e Al Ahly. Skuadra afrikane fitoi minimalisht 1-0 në çerekfinalen ndaj kampiones së Katarit Al Duhail.

Golin për Al Ahly e shënoi El Shabat me penallti. Në gjysmëfinalen tjetër fituesit e freskët të Copa Libertadores do të sfidojnë meksikanët e Tigres. Skuadra e drejtuar nga braziliani Ferreti që ka fituar Championsin e Amerikës së Veriut mposhti 2-1 me përmbysje koreano-jugorët e Ulsan Hyundai fitues të Championsit aziatik.

Golit të Kim Ki-Hee iu kundërpërgjigj sulmuesi veteran Andre Pierre Gignac me francezin që realizoi dy herë brenda pjesës së parë për t’i çuar shifrat në 2-1 dhe për të kaluar Tigresin në gjysmëfinale.

Top Channel