Taksimi i oligarkëve, Bushati-Kryemadhit në Open: Vetëm po i pickon me 1%

04/02/2021 23:06

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë pak muaj larg dhe gara po bëhet më e ashpër mes partive politike në vend.

Një ndër pikat e programit të LSI-së është të taksojë më shumë të pasurit në vend dhe me këtë përfitim të investojë në arsim. Analisti Andi Bushati e quan të pamjaftueshme 1% taksë më tepër ndaj tyre duke theksuar se do të vazhdojë historia duke u pasuruar më shumë të pasurit e varfëruar më shumë të varfrit. Ai shprehet se duhet të jetë taksë më e r=drejtë dhe se 1% është vetëm një pickim për ta.

Debati mes Bushatit dhe Kryemadhit:

Bushati: Ajo që më ka tërhequr vëmendje është hapja e një debati që a duhen taksuar më shumë të pasurit. Qasja është e drejtë. Po të kapim shifrat nëse ndodh mrekullia dhe ju bashkë me PD vini në pushtet dhe PD ka një taksë të sheshtë 9% po ju fal dhe 1% tuaj dhe bëhen 10%.

Kryemadhi: Oligarkët kanë dalë me humbje, s’paguanin asnjë taksë me Ramën.

Bushati: Edi i ka favorizuar dhe jo formalizuar, ju merrni përsipër të jeni perfekt. Por prapë në një vend ku të pasurit janë bërë prej vitesh më të pasur e më të varfrit janë bërë më më të varfër më duket qesharake të paguajnë 10%. Kam frikë se edhe nëse ndodh çudia që ju të vini në pushtet do jetë përsëri fabula e pasurimit më shumë të të pasurve dhe e varfërimit më shumë të varfërve do vazhdojë dhe këtë nuk e garanton fare, që ju hapni temën e nuk zgjidhni asgjë.

Kryemadhi: 1% e dedikojmë në arsim, a duhej të ishte më e madhe…po duhej.

Bushati: Po bëjeni pra.

Kryemadhi: Më voto ta bëj më shumë.

Bushati: Kanë marrë tendera pa garë e konkurrencë 100 mln euro, këto lekë do ti riinvestojnë, do të vijë një moment që duhet të paguan dhe ti pickosh me 1%. Sepse taksimi që i bëni atyre për 8 apo 16 vjet është i pamjaftueshëm.
Kryemadhi: Ta bëjmë si fillim 1% apo duke mos bërë fare.

Bushati: Për mua është si 0. Duhet një taksë më e drejtë.
Kryemadhi: Nuk e ndihmon dot se ky oligarku që ka marrë 100 mln euro për shembull thotë që kam shpenzuar 99, Rama e taton për 1 mln euro.

Top Channel