Për shkak se moderatorja e Përputhen, Bora Zemani do të mungojë për pak ditë në emision, vajzat do të “marrin drejtimin’, ndërkohë.

Arjan Konomi bëri me dije se Zemani është e infektuar me koronavirus dhe se është në shtëpi, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në mungesë të saj, vajzat do të prezantojnë me radhë, ku do të shihen se do ta menaxhojnë këtë “rol të ri”. E para ishte Ana që prezantoi, që do të vazhdojë edhe në puntatën e nesërme, e cila e nis emisionin me batuta.

E pyetur nga Arjani se si i duken djemtë që aty, ajo tha se i duken më të strukur.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA