Genaro Gattuso merr një lajm shumë të mirë vetëm pak ditë para përballjes ndaj Genoas në Serie A, por edhe dueleve ndaj Atalantës në Kupën e Italisë dhe Juventusit në javën e 21-të të kampionat.

Fabian Ruiz mesfushori spanjoll i Napolit ka fituar betejën me koronavirusin dhe nga dita e premte me shumë mundësi do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi napoletan me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke deklaruar se mesfushori spanjoll pas kontrollit të tamponit ka rezultuar negativ me COVID-19.

Top Channel